Ankaraja dënon fuqishëm dhunën joproporcionale izraelite kundër palestinezeve në Jerusalem

Turqia dënoi fuqishëm të shtunën ndërhyrjen e ashpër dhe dhunën joproporcionale të forcave izraelite kundër palestinezëve që po protestonin në Jerusalem…

Ministria turke e Punëve të Jashtme rikujtoi përmes një komunikate me shkrim se ushtarët izraelitë ushtruan forcë kundër palestinezëve, që ishin duke protestuar deklaratën e jashtëligjshme për statusin e Jerusalemit.

“Ne ndjejmë keqardhje dhe shqetësim të thellë pasi 4 palestinezë humbën jetën dhe qindra u plagosën në territoret e pushtuara palestineze si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite ndaj palestinezëve, që po bënin manifestime protestuese pas deklaratës së bërë në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të gjitha rezolutave përkatëse të OKB-së për statusin e Jerusalemit. Ne dënojmë fuqimisht përdorimin e tepruar të forcës nga Izraeli”, thuhet në komunikatën e MPJ turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne