Ankaraja fshikullon administratën grekoqipriote për urdhërarrestin e raportuar

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, publikoi një komunikatë me shkrim për raportimet se administrata grekoqipriote ka marrë vendim për arrestimin e punonjësve të anijes së sondazhit “Fatih”.

“Nëse është i vërtetë ky vendim i administratës grekoqipriote, i cili kalon çdo kufi duke injoruar turqit qipriotë dhe dhunuar të drejtat e tyre, s’do të ketë aspak forcë ligjore dhe asgjë të vlefshme për ne”, shprehet Aksoy duke theksuar se askush nuk duhet të dyshojë që Ankaraja do të japë përgjigjen e nevojshme nëse do të guxojnë ta bëjnë këtë.

“Marrja nga administrata grekoqipriote e një vendimi në këtë mënyrë, me një pseudomasë kombëtare, për një hapësirë detare që ajo pretendon të jetë e saja dhe që nuk është kufizuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, është në kontradiktë edhe me ligjin ndërkombëtar. Prandaj ne do të iniciojmë gjithashtu kundërproceset e nevojshme ligjore së bashku me institucionet tona përkatëse.

Përpjekjet e administratës grekoqipriote për të ndalur aktivitetet e Turqisë në platformën e saj kontinental me metoda të tilla të kota nuk do të japin asnjë rezultat. Turqia do të vazhdojë me vendosmëri të kryejë siç është planifikuar aktivitetet e kërkimit/shpimit për naftë dhe gaz natyror, për të mbrojtur të drejtat e platformës së saj kontinentale dhe të drejtat e turqve qipriotë, të cilët janë partnerë të barabartë të Ishullit”, sqarohet në komunikatën e zëdhënësit të MPJ turke.

Turqia potencon me çdo rast se dëshiron ta shohë energjinë si një mjet nxitës për një zgjidhje politike në Qipro dhe paqe në pellgun e gjerë të Mesdheut, jo si një katalizator për tensione të mëtejshme./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne