Bota

Ankaraja paralajmëron SHBA-të: Nëse na vendosni sanksione, rrezikoni bazat ushtarake

Ankaraja e ka një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve amerikane. Ajo e paralajmëroi Uashingtonin se masa të tilla do të vinin në rrezik të madh vazhdimin e përdorimit nga SHBA-ja, të bazave ajrore ushtarake që ndodhen në territorin turk.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur amerikan po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë, për shkak të blerjes prej saj të sistemeve raketore ruse. Përdorimi i bazës ajrore te Inçirlikut nga amerikanet jo vetëm që ka një rëndësi jetike ushtarake, por nënvizon edhe marrëdhëniet strategjike mes dy aleatëve të NATO-s.

“Aktualisht po përpilojmë masat e kundërpërgjigjes, që lidhen qoftë me bazën e Inçirlikut, apo atë të Kureçikut (baza amerikane të radarëve në Turqi) si dhe çështje të tjera”, deklaroi ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Uashington, në atë që shihet si përshkallëzimi më i fundit në tensionet mes dy vendeve.

“Nëse Amerika bën hapa shumë negative ndaj nesh, nëse do të ketë sanksione apo hapa të mëtejshëm, do të kemi një përgjigje ndaj saj”, shtoi ai.

Sipas raporteve ne media, muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një kërcënim të ngjashëm lidhur me përdorimin e bazës së Inçirlikut, gjatë takimit të tij me Presidentin Donald Trump në periferi të takimit të grupit të G 20-s që u mbajt në Osaka të Japonisë. Blerja e sistemeve S-400 solli si rezultat përjashtimin e Turqisë nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35 e mund ti sjelle edhe sanksione te forta ekonomike./tch

OPINIONE