Ankaraja reagon fuqishëm ndaj Holandës

Ankaraja deklaroi se pretendimet e parashtruara në vendimin e miratuar kundër Turqisë në Kuvendin e Përfaqësuesve në Holandë janë të pabaza dhe shpifje.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë shkruhet: “Dënojmë fuqishëm dhe refuzojmë vendimet e miratuara dje me nismën e qarqeve kundër Turqisë në Kuvendin e Përfaqësuesve në Holandë dhe pretendimet e pabaza dhe plot me shpifje të parashtruara kundër vendit tonë”.

“Ata që mbështesin këto përpjekje të pabaza, me mungesë inteligjence dhe serioziteti nuk do të ngelin pa marrë kundërpërgjigjen” shkruhet në deklaratë duke bërë të ditur gjithashtu se koncepti i politikës që përpiqet të tërheqë zgjedhës duke shpëtuar ditën me rrugën e popullizmit, në fund, do të shkaktojnë dëm tek ata që u janë dorëzuar këtyre qasjeve jashtë arsyes dhe logjikës.

“Do të ishte më e drejtë që Kuvendi i Përfaqësuesve në Holandë, në vend të qëndrimit kundër Turqisë, që ushqehet nga paragjykimet, të interesohet për tema më serioze, që kërcënojnë vlerat e Evropës. Në këtë aspekt, është e dobishme që në mënyrë primare të merren masat kundër ekstremizmit të djathtë, ksenofobisë, racizmit, islamofobisë dhe sulmeve në rritje ndaj xhamive. Në një periudhë, kur është bërë progres në përpjekjet e treguara për normalizimin e marrëdhënieve me Holandën dhe si rrjedhojë janë hedhur hapa pozitive, një nismë e tillë e parlamentit e pabazë dhe qëllim keqe nuk do të japë asnjë kontribut në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve me anë të nismave të tilla që nuk kuptohet se çfarë qëllimi i shërbejnë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne