Ankaraja refuzon plotësisht vendimet e Ligës Arabe kundër Turqisë

“Ne i hedhim poshtë tërësisht vendimet e Ligës Arabe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në Kajro më 4 mars 2020, të cilat përfshijnë pretendime të pabaza kundër vendit tonë.

Vendi ynë gjithmonë ka respektuar dhe mbështetur integritetin territorial e unitetin politik të vendeve arabe dhe ka mbajtur një qëndrim konstruktiv që rajoni të mos tërhiqet në paqëndrueshmëri të mëtejshme.

Përpjekjet e Turqisë në këtë drejtim vlerësohen në të vërtetë nga popujt e vendeve arabe.

Akuzat e pabaza të disa anëtarëve të Ligës Arabe kundër vendit tonë janë në të vërtetë rezultat i përpjekjeve të tyre të kota për të fshehur veprimet e tyre shkatërruese.

Dihet mjaft mirë se vende të caktuara jo vetëm që kanë qëndruar indiferentë ndaj tragjedive humanitare në disa shtete arabe, por njëherësh kanë mbështetur edhe regjimet, liderët e milicisë, grupet separatiste e organizatat terroriste shkaktare të këtyre tragjedive.

Ne e ftojmë Ligën Arabe që të sipërmarrë një rol pozitiv në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, në vend që të veprojë sipas orientimeve të disa anëtarëve të saj që mbajnë qëndrim armiqësor kundër vendit tonë”, thuhet në një komunikatë me shkrim të MPJ turke./trt


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne