Ansarullah e Jemenit: Rezistenca është opsioni më i fuqishëm përball shteteve arrogante

Zyra politike e lëvizjes Ansarullah e Jemenit me anë të një deklarate, ka dënuar agresionin e avionëve luftarakë të Amerikës ndaj avionit të transportit civil të Iranit në hapësirën ajrore të Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se zyra politike e lëvizjes Ansarullah e Jemenit me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër agresionin e avionit luftarakë të Amerikës ndaj avionit civil të Iranit në hapësirën ajrore të Sirisë.

Në deklaratën e lëvizjes Ansarullah thuhet: “Opsioni i rezistencës vazhdon të jetë opsioni më efikas dhe më i fuqishëm që nëpërmjet këtij opsioni mund t’i detyrojmë që t’i respektojnë popujt e tjerë dhe të mos shkelin të drejtat e tyre”.

Si pasojë e agresionit të avionëve luftarakë amerikanë ndaj avionit civil iranian të linjave ajrore MAHAN janë lënduar disa pasagjerë të avionit civil iranian të linjave ajrore MAHAN./parstoday/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne