Antalia – Çelet Muzeu i Pushkinit me rastin e 220-vjetorit të lindjes së poetit të famshëm rus

Gjatë ceremonisë së përurimit të muzeut në fjalë, themeluar në ambientet e Shkollës Private Ndërkombëtare të Moskës, ku arsimohen fëmijët rusë rezidentë në Muratpasha të Antalias, poezitë e Aleksandër Pushkinit u interpretuan duke u përshtatur me muzikën rep dhe hip-hop. Ndërsa një grup kërcimtarësh rusë dhanë shfaqje “break dance” duke mbajtur në duar libra të Pushkinit.

Rustem Valiahmetov, koordinator i muzeut në fjalë, deklaroi për gazetarët se Pushkini është një shkrimtar dhe poet i rëndësishëm me famë botërore dhe krijues i stilit më madhështor të letërsisë ruse.

“Pushkini, një emër shumë i madh i letrave për rusët, ka rritur të bashkojë Rusinë dhe Turqinë nëpërmjet letërsisë. Për më tepër, Turqia është i vetmi vend që Pushkini ka vizituar jashtë shteti, pasi çari ia kishte ndaluar që të udhëtonte jashtë Rusisë. Megjithatë ai ka qenë në Erzurum më 1829-n. Madje ai ka shkruar edhe një poezi të titulluar ‘Udhëtimi në Erzurum’. Këtë vit ne festojmë 220-vjetorin e lindjes së Pushkinit dhe njëherër 190-vjetorin e vizitës së tij në Turqi”, tha Valiahmetov duke shprehur krenari për hapjen e këtij muzeu në Antalia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne