Shqiperia

Anti-Korrupsioni?! 78% e shqiptarëve nuk besojnë tek nismat e Ramës

Vrojtimi mbi nivelin e korrupsionin, “Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit”, për 6 vendet e Ballkanin Perëndimor, i kryer nga qendra e Evropës Juglindore për Integritet dhe Zhvillim, gjeti se në Shqipëri për vitin 2019:

78 përqind e qytetarëve nuk besojnë se nismat e marra nga qeveria mund të ulin ndjeshëm korrupsionin;

22 përqind mendojnë se nismat e qeverisë nuk do ta luftojnë asnjëherë përfundimisht korrupsionin në vend;

45 përqind e shqiptarëve janë nën presionin për të paguar ryshfet në institucionet shtetërore;

34 përqind e shqiptarëve kanë dhënë ryshfet në institucionet shtetërore.

Niveli i korrupsionit në Shqipëri vazhdon të mbetet më i larti në rajon, duke ia kaluar edhe Maqedonisë së Veriut, dhe kërkon përpjekje të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin për të justifikuar hapjen e bisedimeve me BE-në.

Niveli i lartë i korrupsionin dhe niveli i lartë i papranueshmërisë së tij solli lëvizjet për mirëqeverisje dhe anti-korrupsion që pamë gjatë vitit 2019 në Shqipëri, Serbi dhe Malin e Zi.

Gjithashtu, vrojtimi, i cili tregon ndikimin e politikave të ndërmarra nga qeveria për uljen e korrupsionit, tregoi se “mangësitë në kuadrin ligjor dhe institucional, sistemi gjyqësor jofunksional dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar korrupsioni, fenomeni i kapjes së shtetit kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në jetën e përditshme të qytetarëve në rajonin tonë”./ Exit

OPINIONE

INTERVISTA