“AntiKÇK”/ A do drejtojnë izraelitet spiunazhin? Zv.ministri tregon detaje për paketën e prezantuar nga Rama

Zëvendës ministri i Brendshëm, Bersfort Lamallari ka treguar disa detaje të reja për paketën “SntiKÇK”. Lamallari tha se kjo paketë është mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë, ku përfshihen edhe ekspertë izrailitë që do asistojnë në zbatimin e kësaj pakete.

Sipas tij shumë shpejt, brenda 2 javë, kjo paketë do të përfundojë dhe do të nis zbatimi në terren. Lamallari gjatë bisedë në “opinion” nuk tregoi se cilët do të ishin personat e parë që do të kjo paketë, por tha se hetimet do të ketë për këdo që ka dyshime.

Pyetje: Super polici duket. A mund të thoni konkretisht dy gjëra; e para është gati ligji, është ngritur deri në fund?

Bersfort Lamallari: Është punuar intesivisht për të paktë një muaj, në nivel politik kemi bërë të gjitha rekomandimet, kemi bërë takime të ndryshme me ekspert si ato që janë të pranishëm në Shqipëri që ndihmojnë gjyqësorin dhe me ekspert izraelit, të cilët do të asistojnë si në aspektin ligjor, por dhe në aspektin e implementimit të kësaj pakte.

Pyetje: Ligji është gati?

Bersfort Lamallari: Është bërë një punë shumë e mirë, e madhe dhe të hënën do të prezantohet.

Pyetje: Kur do të miratohet ky ligj?

Bersfort Lamallari: Aty është në diskutime. Ka grup pune që ka konsideruar të gjithë rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar dhe atyre që kanë eksperiencë në anti-mafian italian, përmenda dhe ekspertët Izrealit.

Pyetje: Po ekspertët e Izraelit çfarë do të bëjnë këtu? Do marrin pjesë në aksion?

Bersfort Lamallari: Jo, do fokusohen në pjesën e implementimit.

Pyetje: Do marrin pjesë në terren? Apo do përgjojnë, se izraelitët janë të parët në botë për përgjime.

Bersfort Lamallari: Jo, do të ndërtohen grafik për të dhënat që do të ndihmojnë çdo hetues

/faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne