Gezim Katuci
Ne nuk duhet të dorëzohemi përballë uzurpimit të një kulture jashtëzakonisht të pasur dhe mijëravjeçare si ajo hebraike nga kriminelë të dorës së dytë. Nxitësit kryesorë të antisemitizmit janë pikërisht Netanyahu dhe fansat e tij.
Ndërsa në mbarë botën po rritet indinjata kundër Shtetit të Izraelit, autor i gjenocidit kundër popullsisë palestineze, është e nevojshme të sqarohet disa koncepte që për mua janë themelore. Nëse antisemitizmi është një krim, e konsideroj antisionizmin një detyrë të pakushtëzuar për këdo që ka në zemër vlerat e njerëzimit. Po bëhet gjithnjë e më e padurueshme përdorimi i kategorisë së antisemitizmit nga mbështetësit e kriminelit gjenocidar Netanyahu për të legjitimuar shfarosjen përmes urisë dhe bombave të popullit palestinez dhe për të diskredituar kundërshtarët e kësaj shfarosjeje.
Në realitet, nxitësit kryesorë të antisemitizmit janë pikërisht Netanyahu dhe fansat e tij, ndër të cilët gjejmë, për më tepër, pasardhësit ideologjikë dhe historikë të antisemitizmit historik, siç ishte parashikuar nga krijuesi i sionizmit, Vladimir Jabotinsky. Në fakt, duke ia ngarkuar në mënyrë të pamatur krimet aktuale të Izraelit hebrenjve si të tillë, mbi bazën e ekuacionit të papranueshëm midis antisemitizmit dhe antisionizmit, ndjekësit e Netanyahu-t ushqejnë paragjykimin antihebraik që fatkeqësisht ende është i pranishëm në disa sektorë të shoqërisë.
Për të luftuar këtë fenomen të neveritshëm duhet thënë se janë të shumtë, dhe në rritje, hebrenjtë dhe hebrejet që dënojnë pa rezerva krimet e Netanyahu-t, këtë personazh të errët dhe të neveritshëm që prej shumë kohësh drejton fatet e shtetit terrorist të Izraelit, duke kryer krime të tmerrshme kundër palestinezëve në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, dhe që përgatitet të shkaktojë luftëra gjithnjë e më të frikshme ne lindjen e mesme e kudo vetëm për të qëndruar ai në pushtet.
Nazisionizmi i Netanyahu-t, Smotrich-it, Ben Gvir-it dhe të ngjashmëve është rezultat i ngritjes në fuqinë maksimale të mendimit të Jabotinsky-t në kontekstin aktual të krizës terminale të dominimit perëndimor mbi planetin. Izraeli, për më tepër, ka lindur si një istrument i përparme i imperializmit perëndimor në një zonë strategjike për shumë arsye, si ajo e Lindjes së Mesme. Risia tragjike e viteve të fundit, e mishëruar në mënyrë të përsosur nga kasapi Netanyahu, qëndron në faktin se ky funksion strategjik nuk mund të ushtrohet pa një përdorim gjithnjë e më të madh të shfarosjes dhe pastrimit etnik – pra gjenocidit – të palestinezëve, dhe pa represionin fashist ndaj izraelitëve që nuk duan të luajnë rolin e xhelatëve.
Këta të fundit janë ende një pakicë, por luajnë një rol me rëndësi themelore, sepse janë bartësit e shpresës së vetme për mbijetesën e Izraelit dhe qytetarëve të tij, cilado qoftë identiteti i tyre etnik, fetar apo tjetër, e cila kalon përmes çmontimit të plotë të strukturave të supremacizmit sionist dhe të aparteidit, si dhe ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë banorët e rajonit, në format shtetërore apo të tjera që ata do të vendosin t’i japin vetes.
Prandaj nuk duhet të pajtohemi me uzurpimin e një kulture jashtëzakonisht të pasur dhe mijëravjeçare si ajo hebraike nga kriminelë të dorës së dytë si Netanyahu & Co. Për t’i luftuar këta, megjithatë, është e nevojshme t’i jepet fund bashkëpunimeve nga të cilat ata përfitojnë në elitën perëndimore. Pa këto bashkëpunime, krimet e tyre – vdekja e përditshme, nga uria ose nën bombat, e kaq shumë fëmijëve dhe qenieve të tjera njerëzore palestineze – nuk do të ishin të mundshme.
Bombat që Netanyahu hedh çdo ditë mbi Gazën dhe armët që përdor për të vrarë dhe për të bllokuar mbërritjen e mallrave të domosdoshme janë bomba dhe armë amerikane, gjermane, italiane dhe të shteteve të tjera vasale të Perëndimit “të lavdishëm”. Gjenocidi në vazhdim nuk është vetëm made in Israel, por edhe made in US, Germany, Britani Francë Itali , etj. Një arsye më shumë për të dalluar antisemitizmin nga antisionizmi.
Në fakt, sionizmi është gjithnjë e më pak një fenomen ekskluzivisht ose kryesisht izraelit apo “hebraik”. Po shumohen sionistët “të krishterë” dhe ata “radikalë”, njerëz të cilëve u intereson pak ose aspak judaizmi dhe që, përkundrazi, janë thellësisht të interesuar për ruajtjen e dominimit perëndimor mbi planetin kemi të tille edhe ne trojet tona, për të cilin sot Izraeli dhe krimet e tij përbëjnë një mekanizëm thelbësor. Në këtë kuptim, Izraeli sionist është sot më shumë se kurrë një porte e përparme e Perëndimit që po përgatitet për luftë botërore kundër pjesës tjetër të botës dhe që nxit represionin ndaj migrantëve brenda tij, nën flamurin e racizmit më të keq.
Prandaj – sipas mendimit tim – lufta kundër sionizmit dhe lufta kundër luftës janë dy anë të së njëjtës medalje, dhe gjenocidi i popullit palestinez nuk është gjë tjetër veçse një pararendje e gjenocidit të përgjithshëm luftarak që ata po përgatisin.
Këto bashkëpunime, që i bëjnë qeveritë perëndimore, edhe kur bëjnë sikur e njohin Palestinën, janë bashkautorë të krimeve të pamatshme të Netanyahu-t, duhet të goditen, duke nxjerrë në pah dhe duke sanksionuar, përpara juridiksionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, përgjegjësitë personale – si çdo përgjegjësi penale – të anëtarëve të qeverive dhe drejtuesve të kompanive, mbi bazën e tekstit të qartë të nenit III, të Konventës për gjenocidin të vitit 1948, e cila detyron ndëshkimin e bashkëpunimit në gjenocid.


















