Antiterrori shoqëron tifozin e Tirona Fanatics pas thirrjeve në kor “Zoti është më i Madhi”

Ndaj Laçit, bardheblutë e Tiranës luajtën një ndeshje deçizive sa i përket objektivave të këtij sezoni, që ishte lufta për mbijetesën. Por protagonistë janë bërë edhe tifozët bardheblu, të cilët në kor kanë thirrur “Allahu Ekbar”.

Krye-tifozi i Tiranës siç shihet dhe në videot e më poshtme iu drejtohet tifozëve të tjerë më fjalën “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi”.

Pas drejtimit më këto fjalë gezimi, tifozët i përgjigjen me “Allahu Ekbar”.

Pikërisht ky moment ka vënë në lëvizje edhe forcat antiterror, të cilët kanë shoqëruar për nxitje të urrejtjes fetare edhe një anëtar të “Tirona Fanatics”, 23-vjeçarin M.M./tch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne