Anulimi i koncesionit Milot-Balldren, Spaho: Të anulohet edhe ai i rrugës Orikum Dukat

I ftuar në emisionin Provokacja mbrëmjen e së premtes, zv/kryeministri Erjon Braçe deklaroi se qeveria kishte anuluar koncesionin e rrugës Milot Balldren. Pas kësaj deklarate, reagoi ish deputeti i PD-së Edmond Spaho, i cili rikujtoi faktin se një gjë e tillë do të ndodhte donte apo nuk donte qeveria Rama. Në një tjetër deklaratë, Spaho shkruan se qeveria e Rilindjes duhet të anuloi edhe koncesionin tjetër, atë të rrugës Orikum –Dukat me vlerë 80 mln euro për 14 km. Dhe kjo gjë duhet të bëhet për të dëmtuarit e tërmetit.

Deklarata e plotë

Ja pra qe opozita dhe zoti Basha kane te drejte. Po te mbani mendjen te ftohte dhe tju sundoje realizmi, plani prej tre pikash i zotit Basha eshte shpetimi juaj. Vleresimi sa me pare i demeve te jep mundesi te dish nevojat dhe te fillosh nga rikuperimi i tyre. Financat jane thelbesore ne kete proces sepse asgje nuk ndertohet me urata. Per te marre ndihme nga jashte duhet se pari te mobilizohen burimet e brendeshme. Mundesia e vetme per kete jane anullimi i koncensioneve. Pas rruges Milot- Balldre duhet anulluar rruga Orikum-Dukat, 80 milion euro per 14 km rruge.

Koncensioni i check-up eshte me i thjeshti per tu anulluar sepse Vilma eshte ushtare e partise, me kete koncension eshte abuzuar dhe jam i sigurte qe te gjithe shqiptaret jane te gatshem qe parate e ketij palo kontrolli te shkojne per zhdukjen e pasojave te termetit. Nese do mobilizojme me seriozitet burimet e brendeshme, bota do na ndihmoje pa kufizim, por qe te bejme kete duhet te ndahemi nga oligarket./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne