Anulimi i zgjedhjeve, reagon Rama: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, kërkojnë “varrimin” e reformës në drejtësi

Teksa ka nisur protesta e tetë në radhë në rang kombëtar e opozitës së bashkuar joparlamentare, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur shtryrjen e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor. Menjëherë pas vendimit të kreut të shtetit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili nga një takim elektoral që po mbahet në qytetin e Beratit, është shprehur se pavarësisht shfuqizimit të dekretit, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit.”- u shpreh Rama nga Berati.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne