Shqiperia

Anullimi i koncesionit 300 milionë euro/Kush gënjeu Rama apo Braçe?

Qeveria është futur në një rrugë pa krye për mënyrën se si do të përballojë kostot e shkaktuara nga katastrofa e 26 nëntorit. Nëse ka një shembull të qartë që e tregon këtë është fati i koncesionit të rrugës Milot–Ballderen.

Fillimisht kur opozita e propozoi atë si një nga projektet e koncesioneve që duheshin stopuar, pasi shifra prej 300 milionë eurosh mund të përbënte më shumë se gjysmën e asj që do të duhej për rindërtimin pas tërmetit, Rama e hodhi poshtë këtë ide me arsyetimin se nuk do ndërpriteshin idetë e zhvillimit duke i marrë njërës pjesë të popullsisë për ti dhënë tjetrës.

Por dy ditë më pas, zëvendësi i tij Erion Braçe doli të thotë me leje se projekti ku shpenzohen shuma marramendëse për vetëm 17 kilometra, nuk do të bëhet.

Qëndrimi i zëvendësit të shkurtër të shefit të gjatë ishte edhe për të ruajtur krenarinë e mos zbythjes së kryeministrit edhe për të kursyer ato 300 milionë. Pikërisht për këtë ai u kujdes të theksojë se qeveria nuk po tërhiqet pas propozimit të opozitës, por se ajo e ka bërë të ditur këtë që para një muaji: “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”.

Por pa theksuar se si ka ndodhur kjo para një muaji dhe si këtë vendim të madh nuk e paska marrë vesh njeri zv kryeministri shpalli verdiktin.

Por me të njëjtën mënyrë si Braçe nxorri bllof Ramën ai u nxorr bllof nga kompania ANK që ka fitiuar në mënyrë tejet të dyshimtë koncesionin.

I pyetur nga BIRN, drejtori i saj Ndue Kola tha se jo që nuk ishte njoftuar prej në muaji, por se vetëm të shtunën në mëngjes kishte dëgjuar për ato që pati deklaruar zv kryeministri të premten:“Unë jam duke aplikuar për kredi. Kontrata ka hyrë në fuqi më 4 tetor dhe unë kam afat deri në 4 tetorin e ardhshëm për fillimin e zbatimit,” tha Kola në një bisedë telefonike me BIRN.

Përpos opozitës edhe shumë ekonomistë kanë sugjeruar anullimin e konsesioneve si të vetmen rrugë për të shkurtuar shpenzimet delirante të buxhetit të rilindjes për të përfituar fonde për rindërtimin. Jo më larg se një ditë më parë, revista Monitor shpalosi një përmbledhje të gjatë me të gjitha dritë hijet e koncesionit të dyshimtë (lexo linkun poshtë) ku autostrada me distancë 17 kilometra, e cila lidh kryqëzimin e Milotit me fshatin Balldre në veri të Lezhës ka një kosto prej afro 32 miliardë lekësh.

Por pas katastrofës së natyrës në 26 nëtor qeveria ka edhe nevojë urgjente për para nga njëra anë edhe nga ana tjetër do të ruajë me kokfortësi se ka pasur të drejtë me projektet e saj faraonike. Prandaj Rama nxorri Braçen të gënjejë sikur e kanë anulluar më parë koncesionin e Milot -Balldre dhe jo sikur këtë po e bëjnë tani që janë të detyruar të paranojnë se qëndrimet kritike ndaj tij kanë qenë të drejta./Lapsi

OPINIONE

INTERVISTA