Anullohet papritur konferenca për shtyp Llalla-Çako

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako ka zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla në zyrën e këtij të fundit. Takimi vjen disa orë para nisjes së protestës së opozitës. Ishte parashikuar që në përfundim të tij Llalla e Cako të dilnin në një konferencë për mediat, por në minutat e fundit kjo është anulluar. Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes dy zyrtarëve dhe përse u anullua dalja e tyre para mediave. Policia ka ngazhuar mbi 2 mijë efektivë në protestën e ditës së sotme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress