Anulohet Çmimi Nobel për Letërsi

Një vendim i tillë është marrë pas skandalit për akuzat për sulme seksuale ndaj bashkëshortes së njërit prej anëtarëve të Akademisë së Suedisë.

Akademia Suedeze përmes një njoftimi bën të ditur se anulimi vlen vetëm për këtë vit. Çmimi në fushën e letërsisë do të jepet përsëri duke filluar nga viti i ardhshëm, thuhet në njoftimin e akademisë.

Fotografi francez, Jean-Claude Arnault, i cili është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson është akuzuar për sulme seksuale nga tetëmbëdhjetë gra.

Pretendohet se Arnault ka dhënë edhe emrat e 6 laureatëve para se këta të deklaroheshin zyrtarisht nga Akademia.

Akademia thekson se vendimi është marrë, meqë aktualisht besimi i publikut ndaj akademisë është shumë i ulët.

Që nga shpërthimi i skandalit në Akademinë Suedeze, kanë dhënë dorëheqjen dhjetë anëtarë të këshillit për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi, përfshirë presidenten, që ishte gruaja e parë në këtë post.

Kjo do të jetë hera e parë pas vitit 1943 që nuk do të ndahet çmimi për letërsi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne