Anulohet konferenca e Kurtit dhe Hajdarit, shkak moti

Është anuluar konferenca e cila ishte paraparë të mbahej në ora 17:00 nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari.

“Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për media në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit”.

” Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Tutje në njoftim, bëhet e ditur se Kurti dhe Hajdari do të adresohen me një video-inçizim./mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne