Anulohet takimi Putin-Tillerson

Takimi i presidentit të Rusisë me sekretarin e DASH është anuluar.

Sic njofton agjencia e lajmeve Sputnik, sekretari i DASH Rex Tillerson do të vizitojë këtë javë Moskën, por presidenti rus Vladimir Putin nuk ka pranuar t’a presë atë në Kremlin në shenjë proteste ndaj sulmit raketor të SHBA kundër Sirisë, të cilin moska e cilësoi si agresion ndaj një shteti sovran dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Putin kishte paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtojë marrëdhëniet Moskë-Uashington. Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se gjatë vizitës së Tillerson në Moskë, Kremlini do të kërkojë sqarime mbi sulmin raketor të SHBA kundër Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne