Shqiperia

Anulohet tenderi për unazën

Dështon sërish tenderi për ndërtimin e lotit të parë të unazës së re të Tiranës. Pas anulimit herën e parë, për shkak të mashtrimit nga ana e kompanisë DH Albania, tenderi i dytë u rrezua nga autoritet i rrugor. Sipas drejtores së ARRSH Sonila Qato, asnjë nga ofertat e paraqitura nuk ishte në përputhje me kriteret.

 

Ndonëse nuk  dha detaje se cilat prej kritereve nuk ishin plotësuar nga kompanitë pjesëmarrëse, Qato tha se raporti i komisionit të vlerësimit të ofertave do ti paraqitet ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

 

Tashmë mbetet që autoriteti rrugor të rihapë garën për ndërtimin e këtij segmenti rrugor.

 

Në tenderin e dytë morën pjesë 6 kompani vendase, ndërkohë që ofertat paraqitura ishin afro 5 milion euro më pak se fondi limit, prej 18 milion euro të vendosur nga autoriteti rrugor.

 

Ndërtimi i këtij segmenti u përfshi nga skandali pasi kompania DH Albania fitoi tenderin e parë nëpërmjet një skeme mashtrimi që përfshinte edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA