Apeli shtyn seancën për ish-ministrin Tahiri dhe Jaeld Çelën, kjo është arsyeja

Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë seancën e përcaktuar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela.

Mësohet se seanca ishte caktuar sot për në orën 10:30.

Koronavirusi është bërë shkak për shtyrjen e këtij gjyqi.

Sipas Apelit, në pritje të lehtësimit të masave do të njoftohet për seancën e radhës.

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne