Aplikacioni i ri nga Snowden e kthen telefonin tuaj në një sistem të sigurt

Në një projekt të përbashkët midis ish-puntorit të CIA-s dhe organizates Freedom of the Press Foundation, Snowden ka krijuar një aplikacion falas për Android i quajtur “Haven”, që e transformon telefonin celular në një sistem sigurie të përshtatshëm.

Aplikacioni i publikuar më 22 dhjetor, në thelb funksionon në këtë mënyrë: instaloni aplikacionin Haven në telefonin tuaj dhe pastaj vendoseni telefonin kudo që mendoni se keni nevojë për siguri, qoftë zyra juaj, kompjuteri juaj, kudo. Aplikacioni aktivizon mikrofonin e celularit për të dëgjuar ndërhyrësit, ose aktivizon kamerën për ti kapur në video. Aplikacioni gjithashtu përmban një akselerometër që ndjen lëvizjen e vetë telefonit, një sensor drite që dallon ndryshimet në dritë, dhe një monitor që tregon gjendjen e telefonit tuaj, raporton faqja e internetit Gizmodo.

Në mënyrë që të jeni të informuar me atë që po ndodh me telefonin tuaj ose në afërsinë e tij, ai mund të dërgojë në një kohë shumë të shpejtë alarme sinjalizues të koduar në telefonin tuaj kur zbulon një ndërhyrës, shkruan faqja Intercept. Aplikacioni ofron opsionin për të përdorur një faqe interneti të shërbimit Tor, zakonisht i referuar si “darknet”. Duke përdorur browserin Tor në një pajisje tjetër mund të dalloni njoftimet tuaja të sigurisë. Kjo ju mundëson të parandaloni që dikush të ketë qasje. Intercept raporton më tej se Haven mbështet shërbimin e mesazhimit të koduar “Signal”, por gjithashtu mund të dërgojë njoftime përmes mesazheve SMS, të cilat mund të jenë më të besueshme, por që mund të kapen.

Qëllimi i vërtetë i aplikacionit të ri të sigurisë është mbrojtja nga sulmet dashakeqe. Kur dikush merr akses nga telefoni juaj ose pajisje të tjera gjatë kohës që nuk jeni në dijeni dhe të pranishëm.
“Paramendoni nëse keni një qen roje që e merrni me vete në çdo dhomë hoteli dhe e lini atë në dhomën tuaj kur nuk jeni aty”, tha Edward Snowden për Wired.

Aplikacioni i shkarkuar pa pagese ju mbron nga ndërhyrjet ose mbikëqyrjet e qeverisë, por mund tju shërbejë edhe në situata te ndryshme. “Ai mund të jetë i dobishëm për adoleshentët që janë të shqetësuar për prindërit e tyre, ose që janë të shqetësuar për partnerët e zhurmshëm dhe miqtë. Eshtë i dobishëm nëse jeni në kolegj dhe jeni i shqetësuar për shokun e dhomës tuaj”, tha Eva Galperin, drejtoresha i sigurisë kibernetike për fondacionin Electronic Frontier sipas The Intercept./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne