Apple kërkon falje pas zbulimit të një problemi madhor sigurie në MacOS

Apple publikoi ditën e djeshme një përditësim i cili adresonte një problem madhor sigurie në sistemin operativ Mac duke pranuar njëkohësisht fajin.

Problemi i sigurisë, i zbuluar ditën e Marte, u jepte hakerave akses në në një Mac pa një fjalëkalim. Versioni më i fundit i MacOS do të shkarkohet dhe instalohet automatikisht.

“Kërkojmë falje të gjithë përdoruesve të Mac për këtë gabim të pafalshëm,” shprehej firma.

“Në momentin që inxhinierët tanë morën vesh problemin e sigurisë, menjëherë filluam të punonim në një përditësim i cili duhej ta mbyllte përgjithnjë.”

“Këtë mëngjes një përditësim sigurie është i disponueshëm për shkarkim dhe do të instalohet automatikisht tek të gjithë kompjuterat me MacOS High Sierra.”

Kjo është hera e dytë që Apple adreson një problem sigurie me forcë pas shqetësimeve se miliona kompjutera Mac janë në rrezik.

“Siguria është prioriteti numër 1 i kompanisë,” shprehej Apple. /PCWorld

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne