Xhamia Ar-Rahman, e vetmja në Korenë e Veriut, pret muslimanët shiitë dhe sunitë në kryeqytetin e vendit pranë ambasadës së Iranit.
Siç raportoi ABNA, ka vetëm një xhami në Phenian, kryeqytetin e Koresë së Veriut, ndërtuar nga ambasada iraniane, që ndodhet pranë ndërtesës së ambasadës.
Xhamia, e quajtur Al-Rahman, është frymëzuar nga arkitektura shiite.
Ambasada iraniane u lejon muslimanëve të tjerë të marrin pjesë në aktivitete të tilla fetare si lutjet me xhemat, lutjet e së premtes dhe ceremonitë e tjera fetare.
Çdo të premte, shumica e muslimanëve falen në Xhaminë Ar-Rahman, pavarësisht dallimeve sektare.
Thuhet se nuk ka liri fetare në Korenë e Veriut dhe se qeveria komuniste nuk lejon që grupet fetare të paautorizuara të kryejnë aktivitetet e tyre fetare.
Disa pakica fetare si të krishterët dhe budistët kanë një numër të kufizuar të vendeve fetare atje. / © Gazeta Impakt