Arabia Saudite akuzohet për “Judaizim” të Kuranit

 

Një përkthim i Kuranit të Shenjtë në hebraisht, i aprovuar nga autoritetet saudite, është zbuluar se përmban më shumë se 300 gabime, një numër prej të cilave duket se mbështesin narracionin e Izraelit për pretendimet e tij ndaj Palestinës dhe Xhamisë Al-Aksa.

Ndër gabimet më të rënda, të zbuluara nga agjensia palestineze e lajmeve Shehab, është mospërmendja i emrit të Profetit Muhamed (a.s.), i cili përmendet të paktën katër herë në tekstin e shenjtë mysliman. Po aq serioz është edhe përkthimi i Xhamisë Al-Aksa në “Tempulli” që është emri hebre për vendin e shenjtë mysliman.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me gabimet, Kompleksi Mbreti Fahd tha që shqetësimet i janë paraqitur “autoritetit kompetent në kompleks, dhe po presin procedurën e duhur nga menaxhimi kompleks pas verifikimit dhe studimit”.

Një kopje e përkthimit u vu në dispozicion të publikut në një format PDF të shtunën e kaluar në mbrëmje, përpara publikimit të një videoje të Shehabit që paralajmëronte për gabimet.

Në video, studiuesi për çështjet e Izraelit, Aladdin Ahmed, tregohet duke ngritur alarmin mbi keq-përkthimin, shumë prej të cilave përmbajnë implikime doktrinore. Emri Xhamia Al-Aksa u zëvendësua në vargun e shtatë të sures Al-Isra (Sureja e 17-të) e cila tregon për ngjarjen e mrekullueshme në të cilën Profeti Muhamed (a.s) transportohet nga Meka në Jeruzalem.

Përkthimi Hebraik përmban një parantezë krahas përkthimit të Xhamisë Al-Aksa në “Tempulli” në të cilin thuhet se është në të njëjtin vend me vendndodhjen e tempullit të Profetit Sulejman (a.s.).

Myslimanët ka shumë mundësi ta shohin këtë si një keqtrajtim të rrezikshëm, duke lënë përshtypjen se teksti i shenjtë islam vetë mbështet një lexim fondamentalist hebre të historisë, ndërsa në të njëjtën kohë justifikon përpjekjen e Izraelit për të shkatërruar vendin e shenjtë në mënyrë që të rindërtojë tempullin e lashtë.

Ka shum` mund`si jo t` gjith` do ta shohin, at` që mendohet të jetë një lexim “çifut” i Kuranit, si një rastësi e thjeshtë. Marrëdhëniet Saudito-Izraelite aktualisht janë në një udhëkryq. Nën princin e kurorës Mohamed Bin Salman, mbretëria duket se u ka kthyer shpinën palestinezëve duke sinjalizuar se ai është gati për normalizim politik me Tel-Aviv edhe nëse kjo nënkupton braktisjen e plotë të palestinezëve.

Ishin sauditët, në të vërtetë, ata që drejtuan Nismën Arabe për Paqen në 2002, e cila ofroi normalizim të plotë me Izraelin në këmbim të një tërheqje të plotë nga territoret e pushtuar (përfshirë Jeruzalemin Lindor) dhe një “zgjidhje të drejtë” të problemit të refugjatëve palestinezë bazuar në Rezoluta 194 e KB.

Aftësia e Izraelit për të krijuar marrëdhënie të reja me sauditët pavarësisht se nuk pranoi asnjë prej kërkesave në iniciativën arabe është paraqitur nga kryeministri Benjamin Netanyahu si një fitore për të dhe një demonstrim i forcës së Izraelit në rajon.

Izraeli është akuzuar për heqjen e lidhjes së Islamit dhe Krishterimit me Jeruzalemin në një përpjekje për të çimentuar pretendimin e tij ekskluziv me territorin e pushtuar. Përveç miratimit të ligjeve që ulin jo-hebrenjtë në statusin e klasës së dytë duke e shpallur Izraelin si një shtet hebre, ligjvënësit në Tel-Aviv kanë ndaluar gjithashtu thirrjen e myslimanëve për lutje, dhe rregullisht bllokojnë dhe abuzojnë me adhuruesit në vendet e shenjta./Gazetaimpakt/middleeastmonitor/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne