Arabia Saudite anulon planin e Holandës për hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Jemen

Arabia Saudite me ushtrimin e presionin, ka anuluar planin e Holandës të paraqitur në Këshillin e OKB-së për të Drejta të Njeriut për të hetuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen.

Agjencia e lajmeve WAS njoftoi se Muhamed bin Sa’id Xhabir, ambasadori i Arabisë Saudite në Jemen, ka thënë për këtë agjenci se me përpjekjet e Riadit u anulua plani i Holandës për formimin e një komiteti ndërkombëtar për të hetuar çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut në Jemen dhe në vend të tij do të formohet një komitet kombëtar brenda në Jemen për ta shqyrtuar këtë çështje. Në kohën kur në agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit deri më tani janë vrarë dhe plagosur me mijëra njerëz të pafajshëm dhe me miliona të tjerë po përballen me kushte katastrofale si pasojë e këtij agresioni, ambasadori i Arabisë Saudite në Jemen pretendoi se mbështetja e vendit të tij për formimin e një komiteti kombëtar brenda në Jemen për shqyrtimin e pretendimeve për shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend, tregon zotimin dhe respektimin e ligjeve për të drejtat e njeriut nga ana e Riadit dhe mbështetjen e Arabisë Saudite ndaj të drejtave të njeriut në të gjithë Jemenin. Holanda më 21 shtator kishte paraqitur një kërkesë në Këshillin e OKB për të Drejta të Njeriut për formimin e një komiteti ndërkombëtar për shqyrtimin e dosjes së krimeve të luftës në Jemen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne