Arabia Saudite bombardon televizionin në Sana

Në sulmin ajror të Arabisë Saudite në ndërtesën qendrore të një kanali televiziv në Sana, kryeqytetin e Jemenit, janë vrarë 2 persona dhe janë plagosur 9 persona të tjerë.

Njoftohet se avionët luftarakë të regjimit Al Saud  më katër dhjetor kishin bombarduar Objektet e Radio-Televizionit të Jemenit. Nga ana tjetër, ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje ndaj krimeve të agresorëve sauditë, janë përleshur me mercenarët e Arabisë Saudite në kufijtë jugor të Jemenit dhe kanë vrarë pesë mercenarë sauditë. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, që nga 15 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe njëkohësisht me këtë ka vendosur bllokadë të hekurt tokësore, ajrore dhe detare kundër këtij vendi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne