Arabia Saudite, boshti i koalicionit të Uashingtonit kundër Iranit

Deklaratat e kohëve të fundit të autoriteteve sauditë kundër Iranit, janë analizuar gjerësisht nga qarqet politike.

Kushner këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump në një intervistë të tij për mediat e cila është organizuar nga institutit amerikano-izraelite Saban ka thënë se Amerika do të përpiqet për të krijuar një unitet rajonal kundër Iranit. Ai tha se qeveria amerikane duke ndjekur këshillat e Arabisë Saudite ka hedhur hapa të rëndësishëm në krijimin e unionit rajonal kundër Iranit. Përpara kësaj deklarate të autoriteteve të shtëpisë së bardhë, Muhamed Bin Selman trashëgimtari i fronit në Arabinë saudite në një intervistë për Nju Jork Times ka mbajtur qëndrime armiqësore kundër Iranit qëndrime që kanë ardhur si rezultat i nevrikosjes së Arabisë Saudite nga dështimet në rajon dhe nga dështimi i komplotit për të rrëzuar shtetin në Siri, Irak dhe në Liban për të cilat akuzon Iranin. Është fakt se Amerika dhe Izraeli për të eliminuar dhe zhdukur boshtin e rezistencës kanë bërë çdo përpjekje dhe tani duan të përdorin kartën e djegur d.m.th. Arabinë Saudite për të luajtur lojën e tyre. Arabia Saudite duke u mbështetur tek Amerika dhe Izraeli mundohet të parandalojë ndryshime të cilat nuk janë të pëlqyera prej saj në rajon. Irani ka hedhur poshtë akuzat e pabaza të ngritura nga Jared Kushner, këshilltari i lartë dhe dhëndri i Presidentit të SHBA, Donald Trump, kundër Republikës Islamike, duke thënë se pretendimet e tilla janë të rrënjosura në dëshpërimin, shqetësimin dhe frustrimin e zyrtarëve amerikanë.

“Nëse nuk do të ishin përpjekjet dhe sakrificat e Republikës Islamike të Iranit në përballjen me kërcënimet terroriste dhe ekstremizmin në rajon, përfshirë Irakun dhe Sirinë, rrugët e SHBA tani do të ishin dëshmitare të akteve të terrorit dhe dhunës nga grupet ekstremiste”, deklaroi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, z. Behram Kasemi. Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të vlerësojë politikat “parimore dhe racionale” të Iranit në fushatën kundër grupeve ekstremiste dhe terroriste në rajon. Zyrtari iranian gjithashtu theksoi se masat efikase antiterrorizëm të Iranit kanë bërë që zyrtarët amerikanë të mbështeten në akuza të pabaza dhe absurde kundër Republikës Islamike, pasi mendojnë se mbijetesa e tyre varet nga krijimi i një atmosfere të tensionuar kundër Teheranit në rajon. “Pretendime të tilla të pabaza bëhen në një kohë kur Irani gëzon nivelin më të mirë të marrëdhënieve me fqinjët e tij në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Duke folur në një mbledhje të ekspertëve të Lindjes së Mesme në Forumin Saban të Institutit Brookings të dielën, Kushner u zotua për të luftuar Iranin dhe pretendoi se ekipi i Trump që ka për detyrë të vendosë paqen në Lindjen e Mesme nuk ishte “një ekip konvencional, por një ekip plotësisht i kualifikuar “./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne