Arabia Saudite dhe Emiratet kishin ne plan pushtimin e Katarit

Ministri i Mbrojtjes i Katarit deklaroi se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kishin planifikuar një pushtim ushtarak të vendit të tij në fillim të një krize diplomatike që shpërtheu vitin e kaluar kur disa shtete arabe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Dohën.

Në një intervistë me The Washington Post, Halid bin Muhamed Al Attiyah tha se Riadi dhe Abu Dhabi kishin “provuar gjithçka” për të destabilizuar Katarin, por “ne e kemi neutralizuar këtë qëllim”. “Ata kanë ndërmend të ndërhyjnë ushtarakisht”, tha Attiyah. “Ata u përpoqën të provokojnë fiset katariote. Ata përdorën xhamitë kundër nesh. Pastaj u përpoqën të merrnin disa kukulla për të zëvendësuar udhëheqësit tanë”, shtoi ai. I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e Katarit me Iranin, Attiyah tha se Katari mban “marrëdhënie miqësore me të gjithë.” Ministri i Mbrojtjes i Katarit tha se blloku i udhëhequr nga Arabia Saudite kishte “dështuar” në përpjekjen e tij për të zëvendësuar Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani me një udhëheqës të ri. “Ata vendosën kukullën e tyre, Sheikh Abdullah bin Ali Al Thani, një i afërm i ish emirit të Katarit, në televizor,” tha ai. “Ata nuk mund të bëjnë asgjë, sepse populli i Katarit e do emirin e tij, “vuri në dukje ministri i Mbrojtjes i Katarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne