Arabia Saudite dhe Emiratet ushtrojnë presione mbi Omanin për ndryshimin e qëndrimeve kundrejt Iranit

Instituti studimor Strasford në Amerikë, ka njoftuar për presionet e Riadit dhe Abu Dhabit kundër Omanit, që ky i fundit të ndryshojë marrëdhëniet e tij me Iranin.

Në raportin e institutit Strasford thuhet se Omani mundohet të ruajë marrëdhëniet e balancuara të tij në rajon dhe në arenën botërore, mirëpo Arabia Saudite dhe EBA po mundohen të ushtrojnë presione që Omani të ndryshojë politikat e tij dhe të afrohet me politikat e këtyre dy vendeve. Omani gjithmonë është munduar të ndjekë politika të balancuara dhe të paanshme në Gjirin Persik. Në kohën kur Amerika ka vendosur sanksione ekonomike kundër Iranit, Emiratet dhe Arabia duke ushtruar presione mbi Omanin mundohen ta inkurajojnë këtë vend që të ndërpresë marrëdhëniet me Iranin. Mirëpo Omani nga ana e tij mundohet tu bëjë ballë këtyre presioneve për të ruajtur lidhjet dhe marrëdhëniet e tij të gjera sidomos me fuqitë ndërkombëtare dhe ato rajonale. Instituti Strasford shkruan se Omani është një gjeni në ruajtjen e balancës politike. Vitin e kaluar Maskati nuk ka pranuar të futet në aleancën kundër Katarit dhe ka preferuar të ruajë marrëdhëniet e tij tregtare me Iranin dhe marrëdhëniet e tij me Dohan. Gjithashtu Omani në kulmin e sulmeve të Arabisë saudite dhe Emirateve kundër Jemenit, mori vendim që të përshpejtojë dialogun mes palëve të futura në konflikt. Në këto kushte Omani ka penguar sundimin e Emirateve mbi provincën Mehra të Jemenit që gjithmonë ka qenë e influencuar nga Omani.

Strasford ndër të tjera thotë: Riadi dhe Abu Dhabi kërkojnë që Omani të lëvizë në boshtin e politikave dhe interesave të tyre në rajon dhe prej këtij vendi kërkojnë të ndërpresë marrëdhëniet ekonomike me Iranin dhe të mbyllë kanalet e lidhjeve me etninë Houthi në Jemen, si dhe të bashkohet me grupin që kanë rrethuar dhe bojkotuar Katarin. Në vazhdim instituti përmend disa nga metodat e përdorura nga Arabia Saudite dhe Emiratet për të ushtruar presion mbi Omanin. Arabia Saudite dhe Emiratet do të mundohen të bindin Uashingtonin se Omani po anashkalon dhe shpërfill sanksionet amerikane kundër Iranit dhe është duke e ndihmuar këtë vend. Opsioni tjetër për të ushtruar presione ndaj Omanit është marrja e masave kundër shtetasve dhe kompanive të omanit në EBA që është partneri më i madh tregtar i Omanit në rajon. Opsioni i tretë është niveli i investimeve të Arabisë Saudite dhe Emirateve në Oman. Strasford në fund shton se Arabia Saudite dhe Emiratet po bëjnë përpjekje për zëvendësimin e Sulltan Kabus. Njëkohësisht me përhapjen e disa lajmeve lidhur me kushtet shëndetësore të Sulltan Kabus, instituti Strasford thotë se Arabia Saudite dhe Emiratet nëpërmjet shërbimeve informative por marrin informacione mbi të dhënat e zëvendësuesit të kreut të Omanit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne