Arabia Saudite e Bin Selmanit nis fushatën e arrestimeve ndaj palestinezëve emigrantë

nga Zachary Keyser.

“Në mbretërinë e Arabisë Saudite  ka nisur një fushatë e intensifikuar për të arrestuar me shumicë palestinezët që jetojnë brenda vendit, të cilët akuzohen me të njëjtat akuza që deri më tani janë hedhur kundër 60 palestinezëve”.

Disidenti dhe aktivisti politik Saud bin Nasser al-Qamedi paralajmëroi kohët e fundit në mediat sociale se Mbretëria e Arabisë Saudite po përndjek dhe po arreston emigrantët palestinezë që jetojnë në vend, pasi Mbretëria ka nisur një fushatë të re arrestimesh me qellim arrestimin e  palestinezëve.

Qamedi shpjegon se mbretëria po i shënjestron këta individë me dyshimet për lidhje me Vëllazërinë Myslimane, dhe se 20 gra palestineze dhe egjiptiane të arrestuara vitin e kaluar me të njëjtat akuza tashmë janë liruar.

“Në mbretëri ka nisur një fushatë e intensifikuar për të arrestuar me shumicë palestinezë që jetojnë brenda vendit, të cilët akuzohen me të njëjtat akuza që deri më tani janë hedhur kundër 60 palestinezëve. Fushata e arrestimeve ka përfshirë gjithashtu një numër qytetarësh egjiptianë,” shkroi në Twitter Saeed bin Nasser al-Qamedi.

https://twitter.com/SAEED_NASSER/status/1147286776056299528

Këto pohime janë mbështetur nga një OJQ me bazë në Mbretërinë e Bashkuar e quajtur ‘Të Burgosurit e Ndërgjegjes’ (Prisoners of Conscience), një organizatë që fokusohet në çështjet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Organizata deklaroi se mbi 150 palestinezë po mbahen aktualisht në burgjet saudite, ku 40 palestinezë janë arrestuar vetëm në Jeddah. Ajo gjithashtu deklaron se agjentët që i kanë perndjekur këta armiq të dyshuar të shtetit kanë bërë shkelje të të drejtave të njeriut kundër të burgosurve, si para ashtu dhe pas arrestimit.

Gjatë dy viteve, zyrtarët sauditë kanë deportuar së paku 100 palestinezë nga mbretëria për mbështetjen e tyre për grupin palestinez Hamas, ose për pjesëmarrje në aktivitete bamirëse që mbështesin grupin Hamas ose për dërgesa parash në territoret palestineze./jerusalempost/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne