Arabia Saudite e interesuar për të blerë sistemin anti-raketor Kupola e Hekurt të Izraelit

Pas zbulimit të fakteve se Arabia Saudite ka përdorur armë të ndaluara të Izraelit në luftën kundër Jemenit, një prej gazetarëve palestinezë ka zbuluar një tjetër lajm ku thuhet se Arabia Saudite ka dërguar një delegacion në Tel Avivi për të blerë sistemin anti-raketor Kupola e Hekurt nga regjimi sionist.

Sajti informativ Gjiri i Ri bën të ditur se një delegacion saudit i kryesuar nga Enver Eshghi oficer në pension i shërbimit sekret të Arabisë Saudite ka shkuar në Izrael për të diskutuar mbi blerjen e sistemit kupola e Hekurt. Një gazetë në Zvicër në një artikull të saj ka shkruar se Arabia Saudite i ka kërkuar izraelit që sistemin anti-raketor Kupla e Hekurt t’ia shesë Riadit nëpërmjet një vendi të tretë. Edhe sajti Defence World shkruan se Arabia Saudite për tu ruajtur nga raketat e lëvizjes Ansarullah, i ka kërkuar Izraelit që t’i shesë sistemin anti-raketor Kupola e Hekurt./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne