Arabia Saudite e Muhamed Bin Selmanit merr vendimin për të ekzekutuar pas Ramazanit sheh Selman el-Auden, Avad al-Karnin dhe Ali al-Omarin (Foto)

Arabia Saudite ka marrë vendim për ekzekutimin me vdekje të tre dijetarëve muslimanë, sheh Selman el-Auden, Awad al-Karnin dhe Ali al-Omarin.

Këta tre personalitete janë nga figurat më të njohura të Arabisë Saudite. Riadi i akuzon këta dijetarë për veprimtari të ndërlidhura me terrorizëm, thotë një raportim i fundit nga Middle East Eye.

Duke cituar dy burime qeveritare dhe një prej familjarëve të tyre, Middle East Eye raportoi të martën se tre individët – sheh Salman al-Awdah, Awad al-Qarni dhe Ali al-Omari, do të ekzekutohen muajin tjeter pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Deri tani nuk ka patur komente nga autoritetet saudite mbi lajmin.

Selman Al-Awdah është një dijetar progresist mjaft i njohur për botën. Ai eshtë përshkruar nga ekspertët e OKB-së si një “reformist”, Al-Qarni si predikues, akademik dhe autor, ndërsa el-Omari si një spiker dhe orator i njohur.

Selman El Aude ka qenë për vizitë në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai madje është pritur edhe nga drejtuesit e Komunitetit Musliman Shqiptar dhe nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Në listën e Arabisë Saudite janë edhe 37 dijetarë të tjerë ndaj të cilëve ka akuza dhe thuhet se mund të kenë fatin e këtyre tre dijetarëve./aljazeera/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne