Dokumentet e publikuara së fundmi nga The Washington Post dhe konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) kanë zbuluar një rrjet të gjerë bashkëpunimi mes ushtrisë amerikane (Centcom), Izraelit dhe disa vendeve arabe përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Bahreinin gjatë luftës së fundit në Gaza. Ky bashkëpunim nuk ka qenë vetëm ushtarak, por edhe informativ dhe propagandistik, me synimin për të ndërtuar një “narrativë rajonale të prosperitetit dhe bashkëpunimit” që maskon agresionin ndaj Palestinës dhe kundërvënien ndaj Iranit.
Sipas dokumenteve, Centcom-i ka drejtuar takime planifikuese për të koordinuar operacione informacioni, duke luftuar çdo narrativë që paraqiste Iranin si mbrojtës të palestinezëve. Në praktikë, kjo do të thotë se fushatat mediatike, deklaratat politike dhe qëndrimet e disa qarqeve fetare në vendet arabe që sulmonin Hamasin, Hezbollahun apo “boshtin e rezistencës” kanë qenë pjesë e një strategjie të centralizuar të Uashingtonit dhe Tel Avivit.
Në këtë kuadër, Arabia Saudite ka luajtur rol kyç duke ndarë inteligjencë me Izraelin dhe partnerët arabë mbi zhvillimet në Siri, Jemen dhe Irak. Ndërkohë, Katari dhe Emiratet janë përfshirë në ndërtimin e asaj që dokumentet e quajnë “Regional Security Construct” një arkitekturë sigurie që, nën pretekstin e stabilitetit rajonal, synon neutralizimin e ndikimit iranian dhe shuarjen e rezistencës palestineze.
Ne shkrim thuhet:
“Personeli i Centcom-it drejtoi takime planifikimi për të nisur operacione informacioni (dizinformacioni) për të kundërshtuar narrativën e Iranit se është mbrojtësi rajonal i palestinezëve dhe, sipas një dokumenti të vitit 2025, për të “përhapur narrativën e partnerit për prosperitet dhe bashkëpunim rajonal”.”
Pra me pak fjale, propaganda qe eshte bere kunder Iranit, Hamasit, Hezbollahut dhe Palestines nga grupet arabo-vehabiste eshte kordinuar nga CIA.
Kjo tregon qartë se koncepti i “bashkëpunimit rajonal” është në fakt një aleancë e fshehtë kundër popujve që rezistojnë ndaj dominimit izraelito-amerikan. Dhe siç është paralajmëruar prej kohësh, hoxhallarët medkhalistë e vehabistë, të cilët kanë demonizuar Hamasin, Hezbollahun apo çdo lëvizje që kundërshton Izraelin, janë de facto pjesë e këtij projekti.
Në emër të “luftës kundër bidatit” apo “shirkut”, këta elementë fetarë kanë mbështetur propagandën e Centcom-it, duke ndihmuar që zëri i rezistencës islame të shtypet në opinionin publik. Në fakt, dokumentet tregojnë qartë se Centcom-i ka përdorur këtë linjë ideologjike për të ndërtuar mbështetje në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Afrikë duke kanalizuar ndarjet sektare si armë psikologjike në shërbim të interesave amerikano-izraelite.
Kështu, lufta në Gaza nuk është vetëm një konflikt ushtarak, por edhe një betejë ideologjike dhe mediatike, ku disa regjime arabe dhe klerikët që i shërbejnë kanë zgjedhur të qëndrojnë në anën e pushtuesit, jo të të shtypurve. Dhe kjo është prova më e qartë se “normalizimi” me Izraelin nuk është më thjesht politik është bërë doktrinë fetare dhe strategji rajonale e dirigjuar nga Centcom-i amerikan./gazetaimpakt
















