Arabia Saudite është gati për dërgimin e trupave në Siri

Rijad: Arabia Saudite do të dërgojë trupa ushtarake në Siri nën koalicionin e drejtuar nga SHBA, nëse do të merret një vendim për të zgjeruar koalicionin ushtarak, deklaroi ministri i jashtëm Adel al-Jubeir.

“Ne jemi në diskutime me SHBA-në për dërgimin e forcave në Siri dhe kemi qenë për këtë që në fillimet e krizës siriane”, tha Jubeir në një konferencë shtypi në Rijad në praninë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Ai shtoi se Rijadi ia kishte propozuar më parë këtë ide ish-presidentit amerikan Barak Obama./dailystar/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne