Arabia Saudite fton edhe udhëheqësin e Katarit për samitin në Mekë

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdelaziz, ka ftuar emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Doha zyrtare konfirmoi se sekretari i Përgjithshëm i GCC-së, Abdullatif bin Rashid al-Zayyani, ka dërguar një ftesë për Al Thanin, të cilën i’a ka dorëzuar shefit të diplomacisë së Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani.

Dhjetë ditë më parë, mbreti saudit, Salman, bëri të ditur se më 30 maj në Mekë do të mbahet një takim në të cilin do të bëhen bashkë udhëheqësit e GCC-së dhe të botës arabe.

Shkaku i samitit në fjalë është sulmi që ju bë së fundmi uzinave saudite të naftës si dhe kriza në marrëdhëniet në rajon.

Me Katarin, Arabia Saudite dhe aleatët e saj ndërprenë marrëdhëniet dy vjet më parë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne