Arabia Saudite fton krerët e 17 vendeve për tu takuar me Donald Trump në Riad

Mbreti i Arabisë Saudite si një aleat kryesor i Amerikës, të mërkurën u ka dërguar letra krerëve të 17 vendeve të botës dhe ka ftuar ata që të udhëtojnë në Riad për tu takuar me presidentin e Amerikës i cili gjatë këtij muaji do të vizitojë Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite në faqen e saj në Twitter, ka shkruar se mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz ka ftuar emirin e Emirateve të Bashkuara Arabe, mbretin e Bahrejnit, emirin e Katarit, emirin e Kuvajtit dhe Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, që të shkojnë në Riad për të marrë pjesë në takimin e krerëve të ashtuquajtur vendeve arabe-islame me presidentin e Amerikës. Më parë Adil Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite kishte deklaruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës pas arritjes në Riad, do të takohet me mbretin e Arabisë Saudite dhe me krerët e vendeve arabe të Gjirit Persik./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne