Arabia Saudite i dhuroi në vitin 2009 Obamës dhe gjithë delegacionit amerikan nga një valixhe të mbushur plot me bizhuteri

Arabia Saudite i dhuroi presidentit Barak Obama një valixhe përplot me bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra dollarë gjatë një vizite zyrtare ku ai shoqerohej nga një delegacion, ka shkruar në një libër kujtimesh Ben Rhodes, ndihmësi i Obamës për fjalimet dhe një ish këshilltar i sigurisë kombëtare.

Delegacioni u prit në kompleksin e monarkisë saudite dhe secili zyrtar mori nga një valixhe me bizhuteri. Kur Rhodes e pa për herë të parë valixhen, mendoi se ishte ryshfet, pasi ai po i përgatiste presidentit fjalimin që do të mbante në pjesën tjetër të udhëtimit në Kajro të Egjiptit,  që do t’ia adresonte botës islame. Megjithatë, të gjithë anëtarët e delegacionit morën dhurata të ngjashme.

“Të gjithë morëm nga një valixhe të mbushur me bizhuteri. Ne ja dhamë ato zyrës së protokollit shtetëror që merret me dhuratat. Gjithsecili e ka lejen dhe mundësinë për të blerë dhurata, por duke menduar për çmimin e tyre, besoj se kushtonin shumë. Besoj se kushtonin dhjetëra mijëra dollarë. Me sa më kujtohet, askush nuk i mbajti ato”, tha Rhodes në një shkëmbim emailash për the Guardian, të publikuara të hënën.

Pastaj mbreti Abdullah i dha zonjës së parë Michelle Obama një bizhuteri rubini dhe diamanti me vlerë 132,000 dollarë. Kjo dhuratë si dhe cdo dhuratë tjetër luksi që ju dhanë presidentit dhe dy vajzave të çiftit, u dorëzuan në Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, siç kërkohet nga ligji amerikan.

Libri i Rhodes “Bota ashtu siç është” u publikua të martën./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne