Arabia Saudite: Kemi mbledhur 106 miliardë dollarë nga operacionet e paligjshme

Është raportuar se qeveria e Saudisë ka mbledhur 106.7 miliardë dollarë nga marrëveshjet e aritura me 381 princa, ministra, zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të cilët janë marrë në paraburgim për luftën kundër korrupsionit. Por, u raportua se lajmi që secili prej tyre është liruar nuk është i vërtetë dhe 56 vetë janë ende në paraburgim.

U zbulua se si u mbyll deficiti buxhetor i Saudisë që arrin në nivel rekord duke financuar operacionet saudite që ngatërrojnë Lindjen e Mesme nga Sirira në Jemen. Princi i kurorës Mohammad bin Selman, i cili kapi frenat në Arabinë Saudite, arrestoi 381 njerëz nën emrin e luftës kundër korrupsionit, në nëntor. Marrëveshjet për dhënien e një pjese të pasurisë së kësaj ‘elite’ të përbër nga princë, ministra, zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, për lirimin e tyre, u plotësuan në masë të madhe.

Kryeprokurori Saudit Saud al Mojeb tha se ata kishin mbledhur 106.7 miliardë dollarë nëpërmjet marrëveshjeve. Kryeprokurori raportoi se sipas marrëveshjeve, janë liruar pjesërisht konfikuesit e pasurisë, aseteve komerciale, aksioneve dhe parave të gatshme.

Mojeb i cili ka deklaruar se të gjithë ata që kanë dëshmuar pafajsinë e tyre dhe ata që kanë pranuar krimet e tyre dhe kanë bërë marrëveshje janë liruar, tha se lajmi se të gjithë janë liruar nuk është i vërtet dhe se 56 persona janë ende në paraburgim.

QËLLIMI I PARË ISHTE 100 MILIARDË DOLLARË

Në një deklaratë të bërë në nëntor, kryeprokurori saudit tha: “Dimensionet e mundshme të aktiviteteve të paligjshme të zbuluara janë të mëdha. Bazuar në punën tonë në tre vitet e fundit, ne vlerësojmë se të paktën 100 miliardë dollarë janë keqtrajtuar përmes korrupsionit dhe përvetësimit sistematik në 20-30 vitet e fundit.”

PROFILI MË I LARTË PRINCI TALAL

Një nga të fundit që mbetën ishte princi el Valid bin Talal, i njohur si ‘princi më i pasur saudit’ më 27 janar. Para se të merret në paraburgim Talal, partneri i koorporatave gjigande siq janë Twitter, Apple CitiGroup, Euro Disney, 20. Century Fox, pasuria e tij ishte afër 30 miliardë dollarë.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne