Arabia Saudite është akuzuar se po kërkon teknologji të armëve nukleare ‘për të luftuar Iranin’.
Instituti i Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare është shprehur në një prej raporteve më të rinjë të publikuarë, qeveria saudite ka përshpejtuar kërkime në lidhje me programet bërthamore dhe ka filluar të ndërtojë një ekip ekspertësh,. E emëruar tashmë si një “aktor i ri” bërthamor, Mbretëria e Arabisë është duke u përpjekur të shtyjë veten drejt teknologjive të reja.
Një grupim i bazuar në Washington DC ka shkruar se duke qënë se programi bërthamor në Iran ka kaluar në gjendje joaktive, ka filluar të rritet më tej edhe në mbretërinë saudite.
Në vitin 2015, Irani ka firmosur një marrëveshje bërthamore referuese me fuqitë kryesore botërore, ku përfshihen SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Rusia.
Kjo marrëveshje ka limituar aktivitetin sensitiv të programit nuklear të Iranit dhe e ka bërë atë subjekt më të hapur të monitorimit ndërkobëtar.
Megjithatë thuhet se po rritet ndjeshëm një rrezik i ri i gjendur shumë pranë, Arabia Saudite.
Instituti i Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare, i cili monitoron problematikat botërore me rëndësi jetësore është shprehur se “Arabia Saudite është në hapat e hershëm të zhvillimit bërthamor.” Gjithashtu, ky institut ka pretenduar se sauditët do të “kërkojnë të zhvillojnë edhe më shumë kapacitetet e tyre bërthamore” duke marrë parasysh situatën në Iran. Megjithatë, për momentin është fokusuar në përdorimin civil të armëve bërthamore.
Administrata e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka hedhur pretendimet se marrëveshja bërthamore mund të qetësonte tensionin në rajon, megjithatë jo në këtë rast. Arabia Saudite ka deklaruar tashmë se gjatë viteve të ardhshme ka për qëllim të ndërtojë të paktën 16 reaktorë bërthamorë.
Burimi : iuvmpress/ ml