Arabia Saudite mban të bllokuar kamionët turq në doganë për 12 ditë

Autoritetet saudite janë duke mbajtur 73 kamionë turq në doganë tashmë gati dy javë pa asnjë arsyetim, thanë për Anadolu Agency (AA) shoferët e kamionëve turq të bllokuar.

Më 17 gusht, kamionët arritën në Portin Duba në veriperëndim të Arabisë Saudite, pasi u larguan nga qyteti turk Iskenderun në brigjet e Mesdheut, thanë shoferët, të cilët kërkuan të ngelen anonimë për shkaqe sigurie.

Pas kontrolleve rutinore në port, kamionët janë transferuar në një zonë të zbrazët pranë portit të rrethuar me rrjetë teli, thanë shoferët, ku ata janë lënë në pritje për 12 ditë pa asnjë arsyetim.

Disa shoferë janë sëmurë për shkak të ajrit jashtëzakonisht të nxehtë me lagështi të lartë, thanë ata, duke shtuar se Ambasada e Turqisë në Rijad dhe Konsullata në Xhide janë duke ndjekur nga afër çështjen.

Në një incident të ngjashëm, 85 kamionë që transportonin mallra turke u lejuan të hynin më 2 gusht pasi u mbajtën në pritje në të njëjtin port për 12 ditë pa asnjë justifikim.

Në incidentin në fjalë, ministrja turke e Tregtisë Ruhsar Pekcan realizoi një telefonatë me homologun e saj saudit mbi çështjen./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne