Bota

Arabia Saudite mbjell farën e revolucionit të ri arab

Fal Al Jazeerës, Katari u bë fuqi e pavarur i cili më nuk mund të kontrollohet dhe të nënshtrohet dëshirës së fqinjëve. Ajo sot është simbol i sovranitetit katarian i cili gjatë dekadave të kaluar shumë herë ishte sjell në pyetje pasi që autoritetet e Riadit disa here kanë mbështet disa grushtshtete të dështuara në Doha, për të sjell në pushtet klientët e vet besnik, të gatshëm për kolaboracion dhe pozitë nënçmuese ndaj Riadit. Për shkak të profesionalitetit dhe politikës së lire redaktuese për një medium arab, por edhe për shkak të mbështetjes kryengritjes popullore kundër sistemeve represive oligarkë por edhe sistemeve ushtarake të cilët qeverisin me botën arabe gjatë shekullit të kaluar, Al Jazeerën, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni e kanë shënjestruar si”instrument propaganduese të qeverisë së Katarit në shërbim të terrorizmit” dhe rrezikun i cili minon stabilitetin dhe ruajtjen e sistemit autoritar arab në Lindjen e Afërt.

Riadi dhe aleatët e tij me shkathtësi janë shërbyer me floskula të tipit”luftë kundër terrorizmit” për të maskuar frikën e tyre reale nga Al Jazeera, e cila është treguar si televizioni i lire kurrë qëndroi në anën e njeriut të thjeshtë arab, të turpëruar dhe të pafuqishëm, duke përkrahur ndryshimet revolucionare për të cilin ëndërroi populli i varfër dhe i nënshtruar arab. Larg asaj që Al Jazeera është medium i përkryer, por dorën në zemër duhet të pranohet suksesi i saj në ndërrimin e modelit politik të Lindjes së Afërt.

Pas samitit të mbajtur në Kajro, në të cilin është diskutuar për përgjigjen negative të Katarit në kërkesat e ultimatumit të koalicionit kundër Katarit pas afatit të skaduar, vendet anëtare të vijës anti Katar brenda GCC-së kanë vendos të mbajnë sanksionet ekzistuese dhe të përforcojnë presionin, duke treguar se përdorimi i fuqisë kundër Katarit nuk është në opsion, bile për tani. Nuk ka dyshim, Katari do të ishte okupuar gjer tani pot ë mos ekzistonte baza e madhe ushtarake dhe komanda qendrore, sikurse edhe kohë më pare baza e vendosur ushtarake turke në të cilin Turqia veç e ka stacionuar një kontingjent të vogël të trupave të saja ushtarake, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar bilaterale. Për të pritur është se në mungesë të intervenimit ushtarak do të mund të vjen përjashtimi i Katarit nga GCC-ja, organizatës multilaterale për bashkëpunimit të Gjirit Persik. Nuk dihet se këtë veprim a do të mbështesin edhe Kuvajti dhe Omani neutral, anëtar të GCC-së, të cilët veprojnë si ndërmjetësues në zgjidhjen e çështjes i cili kërcënon që kjo aleancë të monarkive arabe të bëhet krejtësisht irelevante dhe disfunksionale, e nuk është përjashtuar edhe shkatërrimi i plotë i saj.

GCC-ja është themeluar në vitin 1981, dhe atë me iniciativën amerikane, pasi që të gjitha anëtaret e saja janë shtete vasale amerikane. Nxitës kryesor për themelimin e saj ishin dy ngjarje të rëndësishme të cilët kanë inkurajuar ndryshimet tektonike në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Azisë se mesme, invadimi sovjetik i Afganistanit dhe revolucioni islamik në Iran. Të dyja këto ngjarje në sytë e administratës amerikane kanë paraqit kërcënim vdekjeprurës për sigurinë e rajonit në të cilin amerikanët mbanin pozitën hegjemoniste që nga Lufta e dytë botërore.

Se fjala është për klubin ekskluziv të monarkive më të pasura konservative arabe, liderët e të cilëve avokojnë për ruajtjen e status quosë dhe privilegjet e pushtetit të trashëguar, e jo për aleancën e vërtet praktike rajonale, dëshmon mungesa e shteteve sikurse të Jemenit. Është interesant se si emërtimi”Gjirit” është elastik dhe i adaptuar. Kjo dëshmon edhe ftesa e Arabisë Saudite para disa vitesh Jordanisë dhe Marokut që edhe këto dy vende të bashkëngjiten GCC-së edhe pse Maroku gjendet në perëndim të Afrikës veriore, ndërsa Jordania në veri të Lindjes. Megjithatë, fjala është për sistemet shtetërore monarkike, që paraqet kriteriumin kryesor për bashkëngjitjen aleancës së GCC-së.

Pse vendeve të GCC-së iu pengon Al Jazeera? Ky kanal televiziv financohet nga buxheti shtetëror i Katarit, ndërsa emitohet në gjuhën arabe dhe angleze, sikurse edhe në disa gjuhë të vendeve ballkanike. Selia e saj ballkanike është në Sarajevë. Para ca kohës ka ekzistuar edhe kanali në gjuhën turke, por nuk është treguar efikas dhe për këtë shkak është mbyllur, Poashtu është mbyllur edhe studio e Al Jazeerës edhe në Malajzi.

Al Jazeera një kohë të gjatë vlen si brendi më i rëndësishëm i Katarit i cili këtë vend e katapultoi në vet majën e politikës botërore, diplomacisë, fuqisë dhe ndikimit. Shumë pak kush beson se një qeveri e arsyeshme do të pranonte të heq dorë nga ky instrument i vlefshëm mediatik. Duke falënderuar Al Jazeerës, bota arabe gjatë zgjimit arab të vitit 2011, ka ndier pelinin dhe ëmbëlsinë e lirisë dhe demokracisë të cilin Katari e ka mbështet në botën arabe. Katari duke iu falënderuar Al Jazeerës u bë i preferuar në masat arabe, ashtu që nuk ka pas frikë nga revolucioni në shtëpi pasi që si shtet u bë fuqi avangarde dhe zëdhënësi më i madh i transformimit demokratik të Lindjes së Afërt nga sistemi autokratik në sistemin pluralist politik.

Xhelozia, zilia, por më së shumti frika nga humbja e pozitës dominuese të fqinjëve më të mëdhenj kundrejt Katarit, janë arsyet e vërteta për histerin anti katarase dhe bllokadën e pakuptueshme të saj. Kësaj më së shumti ka rezistuar ish emiri i Katarit Hamad bin Khalifa al Thani, kampioni i luftës liridashëse palestineze dhe lideri më meritor për drejtimin e Katarit drejt rrugës së pavarësisë, lavdisë ndërkombëtare dhe suksesit. Sheik Hamad poashtu ishte meritor për lavdin, popullaritetin dhe ndikimin e Al Jazeerës, roli i të cilit ishte kyç për themelimin e saj. Për shkak të mbështetjes së Al Jazeerës ideve liridashëse arabe dhe lëvizjeve revolucionare demokratike në mesin e të cilëve më të rëndësishëm ishin “Vëllezërit mysliman”, partitë politike e të cilëve ishin bartësit kryesor të “Pranverës arabe”, Al Jazeera është identifikuar me “Vëllezërit mysliman” gjë që i përshkruhet si faj vdekjeprurës.

Arsyeka reale për frikën nga”Vëllezërit mysliman” në sytë e monarkive të mëdha arabe nuk është terrorizmi.”Vëllezërit mysliman” janë lëvizja masovike transnacionaledemokratike islame më e shquar e cila në mënyrë eksplicit refuzon terrorizmin si metodë të ardhjes në pushtet. Edhe pse nuk është organizatë liberale e cila trashëgon të gjitha vlerat perëndimore, “Vëllezërit mysliman” janë kampion më të mëdhenj të demokracisë islame, zgjedhjeve të lira dhe pushtetit politik legjitim në bazë të kutive të votimit. Pikërisht për shkak të këtyre karakteristikave nga ”Vëllezërit mysliman” më së shumti frikësohen monarkitë konservative të Gjirit. Përveç kësaj”Vëllezërit mysliman” kanë demonstruar se janë të aftë të ofrojnë alternativën serioze, popullore, efikase demokratike projektit ekzistues monarkik. Këtë alternative e ka legjitimuar”Pranvera arabe” dhe për shkak të frikës nga suksesi i saj është përmbytur revolta popullore dhe prapë është instaluar diktatura në Egjipt. Mbështetja e Katarit dhe Al Jazeerës këtij koncepti, edhe pse kjo duket në mënyrë kontradiktore në krahasim me vet sistemin monarkik në vet Katarin, është njëri nga arsyet kryesore të sjelljes arrogante të përpjekjes së përmbysjes së sovranitetiit të Katarit si shtet.

Paradoksale është se Al Jazeera ka rezultuar pikërisht në momentin kur dështoi përpjekja e pare serioze e instalimit të modelit perëndimore të medias së lire dhe televizionit në botën arabe. Kanali BBC në gjuhën arabe i cili gjatë pushtetit të mbretit Fahd një kohë ka eksperimentuar në Arabinë Saudite si projekt i përbashkët i BBC-së dhe korporatës biznesore saudite “Muwarid”, pas raportimeve kritike për korrupsionin e familjes al Saud është ndërprerë. Shumica e mediave të lire pas shuarjes së BBC-së në gjuhën arabe është angazhuar në vitin 1996 në Al Jazeerën e themeluar rishtas. Duke i dhënë zërin atyre pikëpamjet e të cilëve gjer atëherë nuk kanë mundur të depërtojnë në opinion, duke përfshirë edhe zërin e ekstremistit sikur Osama bin laden, edhe pse ajo nuk e ka mbështet, Al Jazeera u bë urryer në radhët e mbështetësve reaksionare të status quosë autokratike, ndërsa e preferuar në mesin e masave arabe. Regjimet monarkike janë frikësuar me të madhe se protestat në veri të botës arabe do të përcillen edhe në shtetet e Gjirit Persik.

Një nga vërejtjet Al Jazeerës është se politika e saj e jashtme avokon qëllimet shtetërore të shtetit të Katarit, e jo kursin e gazetarisë së pavarur. Saudët janë të zemëruar edhe pse Al Jazeera, pas daljes së Katarit nga koalicioni arab i cili po merr pjesë në luftën tragjike në Jemen, hapur e ka kritikuar fushatënushtarake në këtë vend, vrasjen e civilëve, epideminë e zgjeruar e kolerës e shkaktuar nga sulmet dhe shkatërrimeve, si dhe për shkak të kritikave se koalicioni arab nuk ka planin dalës nga kriza jemenase. Natyrisht njëra nga kundërshtimet më të mëdha të Katarit është kritika publike e koalicionit saudit anti iranian të cilin e ka potencuar presidenti Donald Trump gjatë vizitës së tij Riadit. Katari nuk dëshiron të merr pjesë në fushatën antiiraniane pasi që e konsideron të dëmshme për interesat e veta nacionale, duke pas parasysh se me Iranin ndanë pellgun më të madh botëror të gazit-North Dome.

Ndonjëri nga njohësit më serioz të Lindjes së Afërt, sikur Robert Fisku besojnë se kriza katariane nuk është shkaktuar aq me pakënaqësinë e politikës me Al Jazeerën, por arsyeja kryesore e saj është konflikti i komplikuar në Siri posaçërisht rezultati i mundshëm i tij nga i cili Katari do të mund të arrijë dobi dhe reputacion më të madh nga Arabia Saudite pikërisht për shkak të marrëdhënies fleksibile të kompromisit të Katarit ndaj Iranit, pa të cilin nuk ka zgjidhje paqësore të përhershme për Sirinë. Edhe pse sauditët dhe katarianët në Siri kanë mbështet grupet opozitare të cilët u përpoqën të përmbysin regjimin në Damask dhe kanë qenë në konflikt indirekt me Iranin, megjithatë i kanë përkrahur grupet të kundërta në mes tyre dhe kanë pas qëllime diametralisht të kundërta. Katari ishte më shumë flesibil, bile ka mbajt komunikim sekret me Hezbollahun i cili i ndihmoi në lirimin e pengjeve të tij.

Vendimi I Katarit të rris për 30% prodhimtarin e gazit, pas së cilës Irani poashtu ka rinis prodhimtarinë në pellgun e përbashkët të gazit, pas ndërprerjes së sanksioneve, ka krijuar nervozë të madhe në Arabinë Sauditëve. Pushtetarëve në Riad u bë e qartë se Katari paraqet pengesën serioze në rrugën drejt forcimit të aleancës kohezione të GCC-së kundër Iranit, lojë në cilin Katari nuk dëshiron të merr pjesë.

Për shkak të marrëdhënieve korrekte me Iranin, të cilin emiri i ri i Katarit Tamim bin Hamad bin Khalifa al Thani ka treguar urtësi shtetërore, Katari do të mund seriozisht të pozicionet në rajon në rast se vjen gjer te zgjidhja përfundimtare paqësore në Siri, në të cilin Irani si fuqi respektabile e rajonit me ndikim të madh në Siri, Irak dhe Liban,me siguri do të luaj rol udhëheqës. Prandaj sot për Katarin është më e rëndësishme mbështetja e Iranit dhe marrëdhëniet e mira me këtë shtet se sa me Arabinë Saudite. Robert Fisku para ca kohësh ka shtruar një çështje shumë të rëndësishme:”Si është e mundshme që trashëgimtari i fronit saudit, të udhëheq koalicionin antiiranian dhe anti shiit në emër të GCC-së, edhe pse Katari si njëra nga anëtaret e saja të fuqishme, ka marrëdhënie korrekte me Iranin apo bile edhe me Hezbullahun dhe të cilën në përpjekjet e tilla me përpjekjet e veta diplomatike ndërmjetëse e mbështet edhe Kuvajti i cili poashtu ka marrëdhënie korrekte me Iranin, gjersa Omani anëtare e tjetër e GCC-së pa kursim e ndihmon me të madhe në mënyrë humanitare Katarin”?

Kriza katariane dhe histeria saudito-emirato-bahrejanse dhe akuzat për terrorizëm në llogari të Katarit kanë hedh në sipërfaqe gabimin e madh i cili ka lëshuar rrënjë në Bosnjë E Hercegovinë, në të vërtetë vetëm në disa qarqe të shprehura selefite. Ky mashtrim është i bazuar në bindjet se konfliktet në Lindjen e Afërt janë shprehimisht të natyrës sektare, dhe atë në mes protagonistëve të drejtimi sunit dhe shiit në islam.

Revolta saudite me këtë është më e madhe, pasi që kriza katariane ka sjell në pyetje politikën antiraniane të gabuar të udhëhequr të këtij vendi arab. Duke akuzuar Katarin dhe Al Jazeerën për mbështetje “terrorizmit”, thekson analistja e shquar e skenës politike saudite Madawi al Rashid, pushtetarët në Riad në të vërtet mbulojnë mbështetjen e tyre personale disa nga grupet më ekstreme militante nëpër botë. Që është edhe më e rrezikshme princat në Riad në këtë mënyrë mbjellin fare për revolucionin ri arab, i cila radhën tjetër ndoshta nuk do të i shmang edhe ata, e cila është e pashmangshme./ ML

OPINIONE