Arabia Saudite: Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë iniciativat e Trumpit kundër Iranit

Ambasadori i Arabisë Saudite në Uashington ka deklaruar se Rijadi është i gatshëm që të ndihmojë iniciativat e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Uashington, Halid Bin Selman duke thënë marrëzira kundër Iranit, kërkoi që të ndërmerren masa ndaj Teheranit.

Në shkrimin e tij, Bin Selman mbështeti politikat e Trumpit kundër Iranit, duke thënë:

“Për neve është shpresë dhënëse deklarata e presidentit Trump ku thotë se ‘qëndrimi ynë ndaj Iranit nuk do të jetë lloji i tolerancës që Gjermania naziste nuk ka arritur të fitojë pushtet ose të parandalojë luftën më të rëndë’.”

Bin Selman gjithashtu deklaroi se: “Tani, ne duhet të bashkohemi në një strategji më të gjerë për t’u marrë me lëvizjet destabilizuese të Iranit.”

Ambasadori i Arabisë Saudite në Uashington, i cili i është nënshtruar kritikave të ashpra nga lufta e Jemenit, akuzoi Teheranin me ambicie imperialiste.

Halid Bin Selman pohoi se përkundër qëllimeve të mira të arkitektëve të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 dhe zbutjes së sanksioneve kundër Teheranit, qeveria iraniane nuk ka bërë asgjë për t’i dhënë fund ambicieve imperialiste apo për të ndaluar mbështetjen ndaj grupeve radikale më destabilizuese.

Duke vënë në dukje se mbështetja ushtarake dhe ekonomike e Iranit ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad u rrit pas marrëveshjes iraniane, Bin Selman shkroi se në vend që të ndëshkoj Iranin, Teherani lejoi Iranin të bashkohet me negociatat e paqes në Siri.

Burimi : T.News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne