Arabia Saudite nis platformat dixhitale për Haxhin

Xhedah, Arabi saudite, 29 Gusht 2017

Ministria e Kulturës dhe Informacionit (MOCI) e Arabisë Saudite ka nisur dy platforma digjitale në krye të Haxhit, të cilat do të ofrojnë informacion dhe njohuri për pelegrinët në Mekë, publikun mbarëbotëror dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare.
SaudiWelcomesTheWorld.org përcjell mesazhin e mëshirës, unitetit, dashurise në të gjithë botën, si pranë dhe larg.
Ketu tregohen historitë e miliona pelegrinëve të çdo etnie, race, ngjyre dhe kulture, të cilët kanë ndërmarrë udhetimin dhe kryerjen e haxhit me qellim ngritjen e vlerave shpirtërore.
Platforma ofron një dritare të hapur mbi udhëtimet e tyre dhe fton botën të mësojë dhe të ndajë vlerat e vërteta të Islamit.
Ajo plotëson portalin e medias www.Hajj2017.org i cili ofron informacione, përditësime dhe lajme për Haxhin 2017.
Përmes këtij portali, gazetarët do të jenë në gjendje të kenë qasje dhe të shkarkojnë materialet e mediave si imazhe, infografikë dhe njoftime për shtyp.
Portali do ti lejojë përdoruesit qasje në të gjitha kanalet zyrtare të transmetimit të drejtpërdrejtë.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe përfshin një udhëtim në Mekë për të kryer ritualet fetare të përshkruara në Kuran.
Çdo musliman i rritur është i detyruar të bëjë pelegrinazhin të paktën një herë në jetën e tij me kusht që të jetë fizikisht dhe financiarisht në gjendje.

Më shumë se 1.5 milion pelegrinë tashmë kanë mbërritur në Arabinë Saudite dhe rreth 500,000 pelegrinë të tjerë pritet të vijnë për të kryer Haxhin, i cili fillon më 30 gusht dhe mbaron më 4 shtator. /Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne