Arabia Saudite nuk mund të rezistojë Iranit më shumë se 48 orë

Kolonel Khorram Tousi, këshilltar i lartë i komandantit suprem të ushtrisë iraniane, ka deklaruar se Arabia Saudite nuk është në gjendje të përballojë kapacitetet ushtarake të Iranit më shumë se 48 orë, duke bërë thirrje Arabisë Saudite të mos flas për gjërat që janë të mëdha për te.

Në intervistën për radion iraniane ka shtuar se Arabia Saudite nuk duhet dhënë deklarata kundër Iranit, të cilët janë disproprcionale me madhësinë dhe aftësitë ushtarake të mbretërisë së Arabisë Saudite.

Koloneli iranian shtuar se strategjia ushtarake e shtetit të tij nuk është kundërshtimi i asnjë shteti të rajonit të Lindjes së Afërt dhe as që do të jetë në të ardhmen, duke theksuar se Amerika është qëllimi i Iranit në çfarëdo konfrontimi eventual ushtarak.

Ky zyrtar ushtarak iranian ka deklaruar se politika e “fuqive arrogante” në rajon është mbështetja në luftërat “proxy”ndërmjetëse. Sipas fjalëve të tij, sulmet ajrore nuk mund zë zgjidhin gjendjen në teren, por për rezultatit përfundimtar të luftës janë vendimtare trupat tokësore.Këto deklarata me kohë po konsistojnë me kërkesat të cilat presidenti iranian Hasan Ruhani ka dërguar vendeve perëndimore që të ndalin”të plaçkitin shtetet e rajonit” nëpërmjet kontratave për blerje armësh, duke theksuar se dialogu është zgjidhja e vetme në rajonin e Lindjes së Afërt.

Gjatë paradës ushtarake në Teheran me rastin e ditës së Armatës iraniane Ruhani ka thënë se shteti i tij mund të prodhojë dhe të blejë çfarëdo armë që i nevojiten dhe nuk do të presin pëlqimin e botës. Njashtu ka theksuar se forcat e armatosura të shtetit të tij nuk paraqesin kërcënim për vendet fqinje të tij. Ushtria iraniane ka prezantuar njësit e ndryshme dhe arsenalin e armatimit të lehtë dhe të rëndë, raketat, sistemet antiraketore në prezencën e komandantëve ushtarak iranian.

Nga ana tjetër, gjatë takimit me përfaqësuesit e Ministrisë së shërbimeve të sigurisë, lideri suprem iranian, ajatollah Ali Hamenei, ka bërë ftesë qeverisë të themelojë programin e sigurisë defansivo-ofensiv për përballje me armikun që të mundësojë Iranit të imponojë kontrollin e tij. Krizat e caktuara paraqesin fushëbetejën e konfliktit indirekt në mes Iranit dhe Arabisë Saudite, ashtu që në Jemen Riadi po akuzon Teheranin se po jep mbështetje lëvizjes Huthi, të cilën qeveritarët iranian e hedhin poshtë si të pabazë këtë akuzë.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne