Arabia Saudite pajis me pasaporta false kriminelët sauditë në SHBA dhe i indihmon që të largohen nga vendi

Bëhet fjalë për persona që ngarkohen për vepra penale si aksidente trafiku, përdhunime, ngacmime seksuale dhe pornografi me fëmijë.

Së paku 17 shtetas sauditë, të cilët kanë kryer vepra penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanada, janë larguar nga këto vende me ndihmën e shtetit amë, Arabisë Saudite, e cila u ka paguar kaucion dhe u ka siguruar pasaparta false, raportojnë mediat amerikane, transmeton Anadolu Agency.

Rrjeti televiziv amerikan CNN njofton se një student saudit 20-vjeçar gjatë ngasjes së makinës me shpejtësi të madhe në Oregan, la të vdekur shtetasin amerikan 16-vjeçar.

Edhe pse u kërkua që studenti saudit të gjykohet për vepër penale-vrasje, ai u la i lirë pas kaucionit të cilin e pagoi Arabia Saudite dhe më pas u zhduk para se të nxirret para gjykatës.

CNN potencon se zyrtarët amerikanë besojnë se studenti me ndihmën e ambasadës apo konsullatës së Arabisë Saudite ka marrë pasaportë false dhe në këtë mënyrë me avion privat është larguar nga vendi.

Më tej theksohet se Arabia Saudite në këtë mënyrë “ka shpëtuar” nga proceset gjyqësore së paku 17 shtetas të saj të cilët kanë kryer vepra penale në SHBA dhe Kanada, duke i larguar nga SHBA pa nisur ndonjë proces gjyqësor kundër tyre.

SHBA beson se personat në fjalë janë larguar nga vendi me ndihmën e Arabisë Saudite ndërsa bëhet fjalë për persona që ngarkohen për vepra penale si aksident trafiku, përdhunime, ngacmime seksuale dhe pornografi me fëmijë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne