Arabia Saudite parashikon grusht shteti në Katar

Gazeta saudite “Al-Rriad” ka parashikuar se pas ndodhjes së pesë grusht shteteve në Katar që nga vitit 1971 deri në vitin 2013, në këtë vend pritet të ndodhë edhe grusht shteti i gjashtë.

Gazeta saudite “Al-Rriad” në një raport të saj ka shkruar se kanë kaluar katër vite të sundimit të Sheik Tamim bin Hamd Ale Thani, emirit të Katarit, dhe ai nuk ka arritur të gjejë akoma asnjë mik dhe aleat të fortë dhe përkundër kësaj, ai ka krijuar shumë armiq për vete. Kjo gazetë saudite në vazhdim ka shkruar: “Kërcënimi i parë me të cilin përballet emiri i Katarit konsiderohet familja e Ahmed bin Ali, sepse kjo familje e konsideron vetën autoritet kryesor dhe legjitim për sundimin e Katarit, prandaj po mendon për hakmarrje ndaj emirit aktual të Katarit”. Vlen të theksohet se pas vizitës së fundit të presidentit amerikan në Riad, janë shtuar në masë të madhe mosmarrëveshjet mes Katarit dhe Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne