Bota

Arabia Saudite përkrah Amerikës për zbatimin e planit të njohur me emrin “ Akordi i Shekullit”

Zv/kryetari i frontit Islamik të Palestinës ka zbuluar se Arabia Saudite me anë të miliona dollarëve që u ka dhënë disa personaliteteve palestineze në Kudsin e Pushtuar, synon të realizojë politikat amerikane të planit të njohur me emrin Akordi i Shekullit.

Ky plan ka si qëllim të heqë çështjen palestineze, të legjitimojë politikat raciste të sionistëve, si dhe të legjitimojë kolonitë e regjimit sionist sipas standardeve amerikane. Qemal Khatib, zëvendësi i kryetarit të frontit islamik në Palestinën e pushtuar të vitit 1948, tha se mbretin Selman bin Abdul’aziz ka dhënë një ndihmë financiare prej 150 milion dollarësh për zyrën e vakëfeve në Kuds. Ky donacion u dha në kuadër të takimit të fundit të krerëve arabë në Dhaheran në jug të Arabisë Saudite. Khatib tha se kjo çështje nuk do të ndikojë tek banorët Kudsit të cilët kurrë nuk do të pranojnë që Kudsi dhe xhamia Al Aksa të shiten me para. Muhamed bin Selman, princi i kurorës në Arabinë Saudite gjatë vizitës së tij të fundit në Amerikë me anë të një deklarate ka njohur zyrtarisht ekzistencën e regjimit sionist dhe ka folur për të drejtën e sionistëve për të pasur një territor. Palestinezët shumë herë kanë protestuar kundër prapaskenave të thurura nga krerët sauditë dhe të regjimit sionist./ PT