Arabia Saudite – Princi Bin Salman emërohet ministër i Energjisë

rabia Saudite e ka emëruar Princin Abdulaziz bin Salman al Saud, djalin e mbretit, si ministër të Energjisë duke zëvendësuar Khalid al-Falih, njoftojnë media shtetërore.

Falih gjithashtu u shkarkua edhe nga kryesia e kompanisë kombëtare të naftës saudite “Aramco” javën e kaluar.

Agjencia e lajmeve SPA duke cituar dekretet mbretërore raportoi se Falih dhe zëvendës ministri i Industrisë dhe Burimeve Minerale, Abdulaziz Al-Abdulkarim ishin shkarkuar nga puna.

Osama Al-Zamil u emërua zv/ministër i Industrisë dhe Burimeve Minerare.

Gjithashtu, Princi Sulltan bin Ahmed Al Saud u emërua ambasador saudit në Bahrein. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne