Arabia Saudite do prodhojë automatikë Rusë Kallashnikov AK-103

MOSKË: Arabia Saudite dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje që lejon prodhimin e Kalashnikovit Rus në Mbretërinë e Arabise Saudite.

Marrëveshja u arrit pasi Mbreti Salman i Arabisë Saudite kreu viziten e tij të parë zyrtare në Rusi.

Sipas eksportuesit të armëve shtetërore ruse Rosoboronexport, marrëveshja lejon prodhimine e automatikëve Kalashnikov AK-103 dhe fishekëve për qëllime të ndryshme.

AK-103 është një model i ri i armës ikonë AK-47, i cili u projektua nga Mikhail Kalashnikov në vitin 1947.

AK-47 ka qenë arma standarde e ushtrisë Sovjetike dhe më vonë e asaj Ruse që prej vitit 1949.

Qëndrueshmëria e tij, kostoja e ulët e prodhimit, disponueshmëria dhe lehtësia e përdorimit kanë bërë që automatiku AK-47 të bëhet arma më e qarkulluar në botë.

Ushtarët e më shumë se 100 shteteve janë të armatosur me Kalashnikovë dhe aktualisht në qarkullim janë rreth 100 milionë Kallashnikovë AK-47./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne