Arabia Saudite rikthen mijëra migrantë etiopianë gjatë pandemisë

Arabia Saudite ka rikthyer mijëra migrantë etiopianë në vendin e tyre gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.

Në njoftimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), thuhet se Arabia Saudite në 10 ditët e parë të muajit, ka rikthyer 2.000 migrantë në vendet e tyre, ndërsa ky numër pritet të shkojë mbi 4.000 në ditët në vijim.

Më tutje në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se edhe 1.400 migrantë nga Xhibuti gjithashtu janë kthyer, duke shtuar se këta njerëz janë duke u ndihmuar me ushqim, strehim dhe transportim në qendrat e karantinës.

Qeveria e Etiopisë e cila lufton kundër pandemisë me mundësi të kufizuara, i bëri thirrje që të ndalojë deportimet Arabia Saudite.

Në Etiopi deri më tani janë konfirmuar 71 raste dhe 3 vdekje nga COVID-19./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne